Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAgjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore organizoi trajnimin me temë: Vlerësimi i riskut në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, në sektorin e ndërtimit. Ky trajnim u realizua me mbështetjen e Agjencisë Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë EU-OSHA. Ekspertët e kësaj agjencie trajtuan parimet themelore të sigurisë dhe shëndetit në punë, kryesisht mënyrën e inspektimit në raport me dokumentin e vlerësimit të riskut në sektorin e ndërtimit. Në këtë trajnim morën pjesë inspektorë pune nga e gjithë Shqipëria. Bernard Segara, menaxheri i projektit të BE-së në Shqipëri, e konsideroi këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të vlefshëm për vetë misionin që ka Inspektorati i Punës. Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte sektori i ndërtimit, i cili aktualisht ka një zhvillim të konsiderueshëm në vendin tonë, dhe është i klasifikuar me risk të lartë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë.https://ata.gov.al/2022/09/30/agjencia-europiane-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune-asistence-per-inspektimet-ne-ndertim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments