Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIZyrtarët e lartë dhe personat me vepra penale përjashtohen nga aminstia

Zyrtarët e lartë dhe personat me vepra penale përjashtohen nga aminstia

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se projektligji i amnistisë fiskale ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve të cilët nuk përfitojnë nga amnistia. Gjatë një interviste për media, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste përjashtimesh do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale të mos amnistohen. Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke plotësuar një format vetëdeklarimi. “Projektligji, i cili është në konsultim, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre që nuk përfitojnë nga kjo amnisti. Pra, përfshin funksionarë publikë dhe familjarët e tyre, subjekte që janë pjesë e deklarimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, subjekte që kanë pasur rekorde penale në Shqipëri, të gjithë subjektet që janë pjesë e ligjit të OFL-së. Lista e përjashtimeve është shumë e madhe dhe nëpërmjet kësaj liste do sigurohemi që asnjë para që është përfituar nga aktivitete kriminale, nuk do të legalizohet nëpërmjet kësaj amnistie. Duam të amnistojmë dhe legalizojmë ato para që janë fituar nga puna dhe kjo do të kryhet nëpërmjet një formati vetëdeklarimi, ku secili individ do të vetëdeklarojë. Mbas aplikimit me vetëdeklarim të çdo qytetari, një grup i posaçëm i administratës tatimore, përmes një sistemi elektronik do të shkëmbejë të dhëna me një numër institucionesh të parashikuara në ligj, për të parë nëse janë apo jo subjekt i amnistisë”, tha ministrja Ibrahimaj.https://ata.gov.al/2022/09/29/ibrahimaj-funksionaret-publike-dhe-ata-me-rekorde-kriminale-perjashtohen-nga-amnistia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments