Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDy termocentrale bërthamore do të mbahen në funksion edhe disa muaj

Dy termocentrale bërthamore do të mbahen në funksion edhe disa muaj

Ministri gjerman i Mjedisit Steffi Lemke mbrojti vendimin e diskutueshëm të kolegut të tij të kabinetit, ministrit të Ekonomisë Robert Habeck, për të vazhduar funksionimin e dy termocentraleve bërthamore në tremujorin e parë të 2023. “Unë mendoj se është e arsyeshme që këto dy termocentrale bërthamore të mbahen në funksion për disa muaj të tjerë,” theksoi ai. Habeck njoftoi se termocentralet bërthamore Isar 2 dhe Neckarwestheim “ka gjasa” të mbeten aktive në tremujorin e parë të 2023. Gjermania duhej të mbyllte të fundit nga tre termocentralet e saj bërthamore në fund të vitit, por lufta në Ukrainë ngriti shqetësimet se vendit do t’i duheshin të gjitha burimet e disponueshme të energjisë për t’i mbijetuar dimrit.https://ata.gov.al/2022/09/28/gjermani-lemke-dy-termocentrale-berthamore-do-te-mbahen-ne-funksion-edhe-disa-muaj-te-tjere/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments