Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Prandaj kujdesi, kontrollet periodike dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) bën të ditur se më shumë se 123 mijë ekzaminime kardiologjike janë kryer në spitalet publike 8 muajt e 2022. Numri më i lartë i vizitave është kryer në spitalet rajonale. Sipas FSDKSH-së, në spitalet rajonale janë kryer 80.301 ekzaminime kardiologjike. Në Qendrën Spitalore Universitare janë kryer 15 397 ekzaminime kardiologjike, ndërsa në spitalet bashkiake janë kryer 27.311 ekzaminime kardiologjike.https://ata.gov.al/2022/09/29/mbi-123-mije-ekzaminime-kardiologjike-ne-spitalet-publike/
Mbi 123 mijë ekzaminime kardiologjike në spitalet publike
RELATED ARTICLES