Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADelegacioni i MCC-së viziton “Termokosin”

Delegacioni i MCC-së viziton “Termokosin”

Delegacioni i lartë i Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), i shoqëruar nga ekipi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës sot kanë vizituar termocentralin “Termokos”, ku u diskutua për projektin Prishtina HeatSave, një sistem modern i faturimit dhe matjes së shpenzimeve të ngrohjes nga “Termokos”. Projekti mundëson kalimin e konsumatorëve të termocentrali “Termokos” nga faturimi sipas hapësirës së matur, në faturim në bazë të konsumit. Fisnik Osmani, kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit”, u shpreh se projekti HeatSave, investim i MCC-së, po i jep dimension tjetër energjisë termike. Përmes këtij projekti konsumatorët do të paguajnë më pak në të ardhmen për shpenzimet e ngrohjes. “Vizita po i paraprinë disa investimeve shumë të mëdha që po bëhen në fushën e energjisë termike në Prishtinë. ‘Termokosi’ është në fazën e saj më të rëndësishme në investime të shumta të cilat po i merr. Ndërsa, projekti HeatSave i cili është kryekëput produkt dhe financim i MCC-së dhe MFK-së në Prishtinë po i jep dimension tjetër energjisë termike, funksionimit të saj dhe natyrisht jetës së qytetarëve të Prishtinës. Përmes këtij programi do të mundësohet që qytetarët e Prishtinës të paguajnë më pak në të ardhmen në çfarë do faze që ne do të arrijmë ta implementojmë. Si menaxhment shprehëm gatishmërinë tonë që të mbështesim tutje funksionimin, organizimin dhe implementimin e këtij projekti dhe urojmë jo të përmbyllet në këtë fazë, por të zgjerohet edhe më tej, paralel me zgjerimin që po bën ‘Termokosi’”, – tha ai. Drejtori menaxhues i Operacioneve Sektoriale, Kevin Mitchell pranë MCC-së, u shpreh se kjo vizitë e sotme në “Termokos” po bëhet në vazhdën e aktiviteteve të MCC-së për të parë investimet e kësaj korporate. “Është e rëndësishme derisa bëjmë një përmbledhje rreth investimeve në prag të programit MCC që të sigurohemi se renovimet e vazhdueshme janë duke u kryer, kështu qe ne kemi ardhur këtu sot që të takohemi me përfaqësues të ‘Termokosit’ që të finalizojmë këto marrëveshje dhe plane, ashtu që paratë e investuara nga populli amerikan mund të përdoren dhe se qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës në përgjithësi të vazhdojnë të përfitojnë nga këto investime dinamike. Ne jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me progresin në Kosovë dhe mendojmë se marrëveshjet pas programit janë të mjaftueshme, dhe të gjithë po shkojmë përpara”, tha Mitchell. Kryeshefi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi u shpreh se “Termokos” është partner kryesor i MFK-së për eficiencë të energjisë dhe ngrohjes. Ai u shpreh se përmes projektit HeatSave ku do të instalohen matësit në 17 mijë e 500 banesa qytetarët nga dimri i ardhshëm do të kenë mundësi ta kontrollojnë vetë koston e shpenzimeve. “‘Termokosi’ është partner kryesor i MFK-së në projektin e eficiencës energjetike jo vetëm të rrymës, por edhe të ngrohjes. Ne e dimë që për shumë vite nëse ka qenë ngrohtë në banesat e Prishtinës njerëzit i kanë hapur dritaret me instalimet e matësve, valvulave në 17 mijë e 500 banesa në Prishtinë banorët e Prishtinës do të kenë mundësi që koston ta kontrollojnë vetë, që nga dimri i ardhshëm. Ne do të vazhdojmë instalimet këtë vjeshtë, dimër, në pranverë. Ky projekt masiv do ta digjitalizojë ‘Termokosin’ dhe do të krijojë një ndërmarrje supermoderne, por do të ketë benifite për qytetarët e Prishtinës që mund të paguajnë aq sa shpenzojnë”, theksoi Selimi. Projekti Prishtina HeatSave përfshin pajisjen e banesave dhe shtëpive individuale me matës së energjisë termike, instalimin e valvulave rregulluese termostatike, si dhe alokatorëve të energjisë termike falas për të gjithë konsumatorët. Projekti është i financuar nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe MFK dhe komuna e Prishtinës.https://ata.gov.al/2022/09/28/delegacioni-i-mcc-se-viziton-termokosin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments