Planet gjermane për të mbështetur prodhimin e energjisë diellore dhe burimet e tjera të rinovueshme të energjisë kanë marrë edhe mbështetjen e Komisionit Evropian. Përveç një raundi tjetër të tenderëve shtetërorë për sistemet e paneleve diellore dhe rregullimet e sistemit të tregut për prodhuesit e energjisë, krahu ekzekutiv i BE-së njoftoi se ka miratuar subvencione për familjet private në Gjermani për të shitur energjinë diellore në rrjet. Autoriteti më i lartë i konkurrencës i BE-së tha në një deklaratë se masat maksimizojnë “kontributin e paneleve të vegjël diellorë në çati” dhe ndihmojnë në mbajtjen e rrjeteve të energjisë elektrike të qëndrueshme përballë çmimeve të larta të tregut.https://ata.gov.al/2022/09/27/fokus-ke-miraton-planet-gjermane-per-te-mbeshtetur-energjine-diellore/