Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për të hyrë në Kosovës sot, (në 27 shtator 2022). Bëhet e ditur se mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. “Z. Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Sipas MPJD-së, qëndrimet e përsëritura të Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. “Shpresojmë që në të ardhmen z. Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë sqarim të MPJD-së.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618312
MPJD refuzon kërkesën e Petkoviqit për vizitë në Kosovë
RELATED ARTICLES