Kazakistani rrezikon të ndezë zemërimin e Presidentit rus Vladimir Putin, pasi ka deklaruar se do të strehojë rusët që largohen nga vendi. Presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka kritikuar luftën e Putin në Ukrainë duke deklaruar se “integriteti territorial i shteteve duhet të ruhet”, në një kohë që Putin tenton të copëtojë Uklrainë duke përdorur referendume. Fjalimi i Presidentit erdhi pas publikimit të shifrave nga Ministria e Brendshme sipas së cilës 100,000 rusë kanë kaluar kufirin në gjashtë ditë që kur Putin urdhëroi të thirreshin burra në moshë luftimi. Fjalimi i Tokayev shënon aktin më të fundit të kundërshtimit nga një vend që ka qenë aleat i ngushtë i Moskës në të kaluarën. Duke dhënë një fjalim publik nga Turkestani, Tokayev kërkoi unitet, sens të përbashkët dhe durim gjatë asaj që ai e quajti një situatë globale shumë të tensionuar. “Nëse i humbim këto vlera, vendi ynë do të jetë në rrezik të madh. Integriteti territorial i shteteve duhet të ruhet. Ky është parimi bazë…Një luftë në shkallë të gjerë po ndodh rreth nesh. Duke marrë parasysh këtë, ne duhet së pari të mendojmë për sigurinë e vendit tonë. Nëse kufiri ynë është i paprekur, nëse nuk ka sulm nga jashtë, do të kemi [paqe, unitet, stabilitet dhe rritje. Gjëja më e rëndësishme është që ne duhet të jemi në paqe me vendet fqinje. Ditët e fundit kanë filluar të vijnë shumë njerëz nga shteti fqinj, pra nga Rusia. Shumica e tyre vijnë për shkak të mungesës së opsioneve për shkak të situatës së pashpresë [në shtëpi]. Ne duhet të kujdesemi për ta dhe t’i kushtojmë vëmendje sigurisë së tyre. Kjo është një çështje politike dhe humanitare. Në një situatë kaq komplekse, para së gjithash duhet të tregojmë humanizëm, durim dhe organizim. Nuk kemi krizë, nuk kemi panik. Qeveria duhet të bëjë punën e saj”, tha ai.https://lajme.rtsh.al/artikull/kazakistani-rrezikon-zemerimin-e-putin-premton-strehim-per-ruset-e-larguar-nga-vendi
Kazakistani , premton strehim për rusët e larguar nga vendi
RELATED ARTICLES