Tv Klan – Moti sjell stuhi dhe përmbytje | Lajme – News

0
30

Zona e Dukagjinit në Bashkinë e Shkodrës ishte e para që shënoi problem për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Një urë që lidh Thethin me fshatin e Nderlysaj është shkatërruar nga prurjet e lumenjve. Sinoptikanët parashikojnë që përmbytjet do të përfshijnë disa qytete, përfshirë edhe Tiranën. “Momente të caktuara, rrebeshet e shiut do të jenë me intensitet të lartë. Rreshjet më të dendura do të bien, nga 100- 120 mm në zonën e veriperëndimit, Shkodra dhe mbi Shkodra. Do të kemi probleme, përmbytje priten në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë më pak, por edhe Gjirokastër”. Veç shiut, problem do të jetë edhe fuqia e erës, e cila në det mund të krijojë dhe një minitornado. “Kjo situatë do të shoqërohet me stuhi të forta ere, jo vetëm në bregdet por edhe në toke herë pas here do kemi erë mbi 70 km në det të hapur edhe më e lartë. Në kanalin e Otrantos, i kalon 100 km në orë dhe mund të themi që është një minitornado. Kujdesi duhet të jetë i madh veçanërisht për pemët e vjetra që dhe mund të shemben.”