Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMoti i keq: 27 hidrovorët në funksion të plotë

Moti i keq: 27 hidrovorët në funksion të plotë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca diskutoi sot me ekipin drejtues të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, mbi masat e marra në funksion të menaxhimit të reshjeve intensive të shiut që priten në ditët në vijim. “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në gatishmëri të plotë infrastrukturën, 27 hidrovoret dhe ka mbikëqyrur intensivisht argjinaturat e lumenjve dhe funksionimin e rrjetit kryesor kullues dhe kanaleve të ujërave të larta”, deklaroi Krifca. Ajo theksoi rëndësinë që ka monitorimi i sigurisë së digave në administrim të Ministrisë si dhe i të të gjitha bashkive në vend, për inspektim dhe ndërhyrje të mundshme për një funksionim normal të tyre. “Bashkitë duhet t’i kushtojnë vëmendje të posaçme funksionimit të plotë të digave në administrim të tyre”, theksoi ministrja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments