Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVALidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës kampi ‘Bondsteel’

Lidhet me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës kampi ‘Bondsteel’

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të premten është bërë përurimi i lidhjes së Kampit Bondsteel me sistemin e rrjetit elektrik të Kosovës. Ai ka njoftuar se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministri Aliu, Ambasadorin Hovenier si dhe shumë personalitete tjera. “Përveç komandantit të Bondsteel-it, Kolonel Matt DiNenna në ceremoninë e sotme ishte edhe eprori i tij, gjeneralmajor James Smith”, ka shkruar ministri Mehaj. Kjo ngjarje, sipas tij, është e rëndësishme dhe do të ndihmojë në përgatitjen e Kampit Bondsteel për të ardhmen duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e gjeneratorëve ndotës me naftë. “Prania e fuqishme e Qeverisë, duke përfshirë edhe Ministrin Sveçla dhe Ministrin Aliu, është dëshmi e përkushtimit të thellë të Kosovës ndaj partnerëve tanë të NATO-s dhe ndaj aleatit tonë kryesor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617986

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments