Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 29 shtator 2022 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617800
Më 29 shtator do të mbahet ankandi i letrave me vlerë
RELATED ARTICLES