Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMarrëveshja/ Lirohen 215 ukrainas të burgosur

Marrëveshja/ Lirohen 215 ukrainas të burgosur

Qindra ukrainas të mbajtur robër nga Rusia, janë liruar. 215 të burgosur ukrainas janë shkëmbyer me 55 rusë dhe aleatin e Presidentit Vladimir Putin, Viktor Medvedchuk. Midis ushtarëve janë disa nga mbrojtësit e Azovstal, një fabrikë çeliku në Mariupol, ku Ukraina qëndroi për muaj të tërë në kushte të dëshpëruara kundër pushtimit rus. “Presidenti Volodymyr Zelenskyy vendosi një detyrë të qartë: të kthejë heronjtë tanë. Rezultati: heronjtë tanë janë të lirë. Denys Prokopenko “Radis”, Serhiy Volynskyi “Volyn”, Svyatoslav Palamar, Denys Shlega, Oleg Khomenko – komandantët nga “Azovstal” – ata tashmë janë të sigurt. Ky është rezultat i marrëveshjeve personale midis Presidentit Zelensky dhe Presidentit Erdogan. Rusët donin të na shantazhonin me jetën e tyre, por ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë me askënd”, tha Andrii Yermak, shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës.https://lajme.rtsh.al/artikull/marreveshja-lirohen-215-ukrainas-te-burgosur-putin-i-shkemben-me-55-ruse-dhe-aleatin-e-tij

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments