Organizata Ndërkombëtare për Shfuqizimin e Armëve Bërthamore () pretendon se presidenti rus Vladimir Putin ka rritur në mënyrë dramatike rrezikun e konfliktit bërthamor pas kërcënimeve të tij se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur Rusinë. “Kërcënimet bërthamore janë të papranueshme në çdo kohë. Kërcënimet e presidentit Putin rrisin rrezikun e përshkallëzimit të një konflikti bërthamor në mënyrë drastike. Kjo është tepër e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”, tha ICAN. Evgeny Popov, një anëtar i parlamentit rus besnik i Kremlinit, përjashtoi mundësinë e një sulmi bërthamor gjatë një interviste për BBC Radio 4 duke shtuar se Moska do të përdorte armë bërthamore vetëm si përgjigje ndaj një kërcënimi bërthamor ndaj Rusisë.http://ata.gov.al/2022/09/21/vjene-ican-putini-rrit-rrezikun-e-luftes-berthamore/