Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 702 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 95 qytetarë. Sipas MSHMS-së, rezultuan pozitivë 36 qytetarë në Tiranë, 9 në Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, Elbasan, Berat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Roskovec, Patos, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Mirditë, Shijak, Vorë, Mat, Vlorë, Pogradec. Ministria bën të ditur se, janë 831 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Sipas MSHMS-së, janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,244 që nga fillimi i epidemisë.https://ata.gov.al/2022/09/21/mshms-95-te-infektuar-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/