Thursday, July 3, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“Amazon”-“Infinium” marrëveshje 

“Amazon”-“Infinium” marrëveshje 

“Amazon” nënshkroi sot një marrëveshje me kompaninë e teknologjisë së karburanteve të rinovueshme “Infinium” për të filluar furnizimin e automjeteve të tyre të transportit me elektrokarburantet me karbon ultra të ulët duke nisur nga viti 2023. “Infinium” pritet të furnizojë fillimisht disa elektrokarburante, të cilat janë një alternativë e karburantit fosil të krijuar nga mbetjet e karbonit dhe energjia e rinovueshme, për të furnizuar kamionët “Amazon” në vend të karburantit diesel për rreth 5 milionë milje (8 milionë kilometra) udhëtim në vit. Marrëveshja është një tjetër hap përpara në angazhimin e “Amazon” për të kaluar rrjetin e saj të transportit larg lëndëve djegëse fosile dhe për të ofruar paketa më të qëndrueshme për klientët. Si fillim, “Infinium” ka planifikuar të ndërtojë një nga objektet e para në botë të prodhimit të elektrokarburanteve në Teksas. “Amazon” ka investuar më parë në “Infinium” përmes një programi investimi sipërmarrës prej 2 miliardë dollarësh, “The Climate Pledge Fund”, i cili ndihmon kompanitë të përshpejtojnë rrugën drejt emetimeve të karbonit neto zero. “Amazon” kërkon të arrijë karbonin neto zero deri në vitin 2040 si pjesë e angazhimit të saj ndaj Premtimit për Klimën.http://ata.gov.al/2022/09/20/amazon-infinium-marreveshje-per-furnizimin-e-automjeteve-me-elektrokarburant/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments