Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore. Në takimin që u mbajt mes palëve ishin të pranishëm kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj, akad. Ilia Mikerezi, drejtues shkencor i qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës etj. Marrëveshja ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare. Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojës mbi teknikat laboratorike të analizave të ADN-së, në popullatën shqiptare dhe përpjekjet e përbashkëta për përvetësimin dhe zbatimin e teknikave të reja laboratorike dhe pika të tjera të marrëveshjes. Specialistët e secilës palë do të punojnë për analizat matematiko-statistikore të të dhënave laboratorike, që shërbejnë në studimin dhe interpretimin e strukturës gjenetike të popullatës shqiptare; për kualifikim shkencor, zbatimin e projekteve të përbashkëta, organizmin e simpoziumeve, përgatitjen e botimeve të përbashkëta në revista shkencore të vendit apo të huaja të rezultateve të punëve kërkimore-shkencore, të kryera në bashkëpunim për gjenetikën e popullatës shqiptare.https://ata.gov.al/2022/09/20/analizat-gjenetike-marreveshje-e-akademise-se-shkencave-me-policine-e-shtetit/
Analizat gjenetike, marrëveshje me Policinë e Shtetit
RELATED ARTICLES