Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAPse makinat elektrike kineze janë kaq të njohura në Izrael

Pse makinat elektrike kineze janë kaq të njohura në Izrael

Makina elektrike “Geometry C”, e prodhuesit kinez të automobilave “Geely Auto Group” u bë modeli më i shitur i automjeteve në Izrael në gusht, duke shënuar herën e parë që një makinë elektrike kryeson listën mujore të të gjitha modeleve të automjeteve të shitura në vend, sipas shifrave të publikuara së fundmi nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Izraelit. Kjo nuk ishte befasi. Me pamje elegante, çmime të arsyeshme dhe konsum të ulët të energjisë, “Geometry C” arriti pothuajse 22 për qind të tregut total të automjeteve elektrike të Izraelit në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe u nominua gjithashtu nga “Auto”, revista kryesore izraelite e makinave, si fituese në kategorinë “Blerja më e mirë e vitit”. “Makina mund të udhëtojë deri në 460 km me një karikim, largësia më e madhe e çdo automjeti elektrik në vend”,- raportoi “Jerusalem Post” kur modeli kinez ishte gati të hynte në Izrael në korrik 2021. Një total prej 10,460 makinash elektrike u janë dorëzuar klientëve në Izrael deri në fund të korrikut, një numër 70 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndër më të shiturat ishte ende “Geometry C”. Performanca mbresëlënëse e modelit është mishërimi i momentit të fortë të të paktën 10 markave kineze të makinave elektrike në tregun izraelit, duke përfshirë “Hongqi”, “BYD”, “Weilai”, “Skyworth” dhe “Great Wall”. Si një territor relativisht i vogël, me një popullsi të dendur, Izraeli besohet të ketë potencial të konsiderueshëm për të përqafuar automjetet elektrike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ