Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Nuk mund të mbështeteshim tek Rusia

Scholz: Nuk mund të mbështeteshim tek Rusia

Qeveria gjermane po përgatitet në rast se Rusia ndërpret plotësisht eksportet e naftës, siç ka bërë tashmë me gazin, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz për “Deutschlandfunk”. “Isha i sigurt se nuk mund të mbështeteshim tek Rusia. Ne duhet të përgatitemi për një situatë të ngjashme të vështirë që mund të zhvillohet në dy rafineritë në lindje të Gjermanisë që janë të lidhura me gazsjellësin “Druzhba”. Gazsjellësi “Druzhba” transporton naftë nga Rusia në pjesë të ndryshme të Evropës Lindore. Si rrjedhojë, këtë javë qeveria gjermane shpronësoi kompanitë filiale të kompanisë ruse të naftës “Rosneft”, në mënyrë që të mund të merrte përgjegjësinë e rafinerisë “PCK” në qytetin lindor të Schwedt. Rafineria siguron furnizime me karburant në pjesë të mëdha të Gjermanisë verilindore. Scholz publikoi gjithashtu një video në Twitter në të cilën ai premtonte investime të mëdha në Schwedt, duke garantuar vende pune. “Por, prioriteti kryesor është të sigurohet që prodhimi i naftës të mos ndalet”, tha ai. “Rafineria në Schwedt nuk është e vetmja që mund të përballet me probleme të furnizimit. Një rafineri në Leuna do të përballet gjithashtu me probleme pasi të ndërpriten furnizimet e naftës ruse” tha Scholz ndërsa vuri në dukje se pronarët e saj kishin marrë masa duke i siguruar tashmë importet nga Polonia.https://ata.gov.al/2022/09/17/berlin-scholz-te-ardhmen-e-gjermanise-e-shoh-pa-importet-e-naftes-ruse/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments