Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENë Bruksel shqyrtimi analitik i legjislacionit

Në Bruksel shqyrtimi analitik i legjislacionit

Komisioni Evropian rifilloi sot procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ekspertët nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur të shqyrtojnë ligjet dhe politikat e BE-së të Grupimit 1 “Vlerat themelore”. Vlerësimi analitik i korpusit të ligjeve të BE-së, i ashtuquajturi shqyrtimi analitik, u mundëson vendeve kandidate të familjarizohen me ligjet dhe standardet e BE-së, si dhe me detyrimet që ato sjellin. Ai lejon gjithashtu të shqyrtohen nivelet e gatishmërisë dhe planet e vendeve për përafrim të mëtejshëm, duke marrë kështu të dhëna paraprake për çështjet që me shumë gjasa do të dalin gjatë negociatave. Shqyrtimi analitik i legjislacionit është hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ai ka nisur tashmë më 19 korrik 2022, menjëherë pas konferencave ndërqeveritare. Procesi i shqyrtimit analitik është strukturuar sipas gjashtë grupimeve tematike. Këto grupime përfshijnë kapitujt përkatës të acquis së bashku me tema të gjera që lidhen me qeverisjen e mirë, tregun e brendshëm, konkurrencën ekonomike dhe lidhshmërinë. Ushtrimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit përbëhet nga dy faza: sesioni shpjegues ku departamentet e Komisionit shpjegojnë kapitull pas kapitull acquis e BE-së dhe sesioni dypalësh ku çdo vend kandidat ftohet të prezantojë se ku qëndron, sipas kapitullit, me përgatitjet për miratimin dhe zbatimin e acquis. Komisioni Evropian do të vlerësojë dhe do t’i raportojë Këshillit mbi shkallën e gatishmërisë së një vendi kandidat për një grupim të caktuar, planet e vendit kandidat për përgatitjet e ardhshme dhe të dhënat paraprake të çështjeve që me shumë gjasa do të dalin gjatë negociatave. Këshilli do të vendosë njëzëri nëse do të përcaktojë standardet fillestare për çdo grupim negociues në bazë të propozimit të Komisionit në raportin e shqyrtimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së në Tiranë vlerësoi se sot është një moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Komisioni Evropian vazhdon shqyrtimin analitik të legjislacionit, faza e parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE dhe mirëpret kryenegociatoren Majlinda Dhuka së bashku me ekipin e saj. Ekipet negociuese nga Komisioni i BE-së dhe Shqipëria shqyrtojnë ligjet dhe politikat e BE-së për Grupin e parë mbi “Vlerat themelore”. Fokusi i takimit të sotëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit është Prokurimi Publik. Është thelbësore të sigurohet që fondet publike të përdoren në mënyrë transparente dhe efektive për të pasur shërbime publike më të mira për qytetarët dhe bizneset”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.https://ata.gov.al/2022/09/15/negociatat-me-be-ne-nis-ne-bruksel-shqyrtimi-analitik-i-legjislacionit-per-vlerat-themelore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments