Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARETaksat për kompanitë e energjisë

Taksat për kompanitë e energjisë

Komisioni Evropian zbuloi detaje të një propozimi legjislativ për të vendosur taksa të papritura ndaj kompanive të energjisë. Masat, të cilat ende nuk janë miratuar nga kryeqytetet e BE-së, përfshijnë një kufi të të ardhurave për prodhuesit e energjisë elektrike me kosto të ulët, një kontribut në krizë për kompanitë e karburanteve fosile dhe një objektiv të detyrueshëm për reduktimin e kërkesës, sipas një deklarate nga Komisionit Evropian. “Kjo do t’i lejojë shtetet anëtare të rrisin dhe ridrejtojnë të ardhurat tek ata në nevojë në këtë kohë të vështirë,” theksoi në një deklaratë Komisioneri Evropian i Energjisë, Kadri Simson. Sipas komisionit, dy taksat mund të vënë më shumë se 140 miliardë euro (139.8 miliardë dollarë) në dispozicion të vendeve të BE-së për të mbështetur familjet dhe bizneset në vështirësi. Komisioni dëshiron të vendosë një kufi të të ardhurave prej 180 € (179,8 dollarë) për megavat orë (MWh) për kompanitë që prodhojnë energji elektrike nga burime më të lira se gazi, përfshirë burimet e rinovueshme. Kompanitë e naftës dhe gazit duhet të paguajnë një taksë prej të paktën 33% për fitimet që tejkalojnë fitimet mesatare për tre vitet e fundit me më shumë se 20%. Vendet e BE-së duhet të reduktojnë kërkesën e tyre për energji elektrike me të paktën 5% gjatë orëve të pikut.https://ata.gov.al/2022/09/14/strasburg-be-detajon-taksat-per-kompanite-e-energjise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ