Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREHetimet mbi Trump, 30 bashkëpunëtorë

Hetimet mbi Trump, 30 bashkëpunëtorë

Dhjetëra persona që kanë punuar për Doland Trump kanë marrë fletëthirrje për t’u marrë në pyetje mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë skemën e rreme elektorale, mbledhjen kryesore të fondeve të Trump dhe mjetin politik, Save America PAC, organizimin e tubimit më 6 janar dhe çdo komunikim me persona që punuan për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Kjo pasi Departamenti i Drejtësisë ka intensifikuar hetimin e tij penal të 6 janarit të 2021. Midis tyre janë ish-menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe Sean Dollman, i cili punoi për fushatën presidenciale të Trump 2020 si shef financiar. Dan Scavino, ish-zëvendës shefi i kabinetit të Trump, gjithashtu së fundmi mori një fletëthirrje. Në total, më shumë se 30 persona që kishin lidhje me Trump kanë marrë fletëthirrje ditët e fundit. Stuhia e fletëthirrjeve dhe aktiviteteve të tjera hetimore erdhën në ditët pak para se Departamenti i Drejtësisë të fillonte periudhën standarde të qetësisë parazgjedhore, një periudhë 60-ditore përpara zgjedhjeve afatmesme gjatë së cilës departamenti në përgjithësi kërkon të shmangë marrjen e veprimeve të hapura hetimore në hetimet e ndjeshme politikisht për shmangni shfaqjen e përpjekjes për të ndikuar në zgjedhje.https://lajme.rtsh.al/artikull/hetimet-mbi-trump-30-bashkepunetore-te-ish-presidentit-thirren-per-t-u-marre-ne-pyetje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ