Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE i thotë “Jo” çmimit tavan për kompanitë e energjisë

BE i thotë “Jo” çmimit tavan për kompanitë e energjisë

Komisioni Europian po largohet nga ideja për vendosjen e një çmimi tavan për gazin natyror rus, megjithatë duket i gatshëm të vazhdojë me vendosjen e taksave të jashtëzakonshme për kompanitë e energjisë. Projekt-rregullorja e “mjetit të urgjencës së energjisë elektrike” nuk parashikon një kufi për gazin natyror rus ose të importuar, pasi vendet anëtare nuk arritën një marrëveshje javën e kaluar. Në vend të kësaj, BE-ja pritet të vendosë taksa të papritura mbi fitimet e larta të kompanive të karburanteve fosile. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pritet të publikojë planin e Evropës për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike kur të mbajë fjalimin e saj vjetor për gjendjen e BE të mërkurën. Vendet që importojnë sasi të mëdha gazi natyror nga Rusia, duke përfshirë Hungarinë , Sllovakinë dhe Austrinë , kanë kundërshtuar të gjitha vendosjen e një çmimi tavan, nga frika se Kremlini mund të mbyllë rubinetin e gazit. Dhe kjo do t’i zhyste vendet e tyre në recesion. Vladimir Putin tashmë ka kërcënuar se do të frenojë eksportet e energjisë në Evropë nëse vendoset një kufi. Kompanitë e naftës dhe gazit do të përballen me një taksë të veçantë, të përshkruar si një ” taksë solidariteti”. Propozimi i Komisionit për një taksë të përkohshme “solidariteti” për industritë e naftës, gazit natyror , qymyrit dhe rafinerisë do të arrijë në 33% të fitimeve të tyre shtesë. https://lajme.rtsh.al/artikull/be-i-thote-jo-cmimit-tavan-per-gazin-rus-ne-plan-vendosja-e-taksave-te-jashtezakonshme-per-kompanite-e-energjise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments