Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDANIMARKË – Inflacioni

DANIMARKË – Inflacioni

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Danimarkë u rrit më tej në gusht në nivelin më të lartë në pak më shumë se 39 vite, kryesisht nga ushqimi, energjia elektrike, gazi dhe çmimet e karburanteve, sipas të dhënave të publikuara sot nga Statistikat e Danimarkës. Inflacioni i çmimeve të konsumit u përshpejtua në 8,9% në gusht, nga 8,7 për qind që ishte ne korrik. Zyra e Statistikave tha se inflacioni i fundit ishte më i larti që nga shkurti i vitit 1983, i cili ishte rritur me 9,0%. Duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin, inflacioni bazë u rrit me 6,0% në gusht, nga 5,5% që ishte muajin e kaluar. Çmimi për ushqimet dhe pijet alkoolike ishte 15,9% më i lartë në gusht krahasuar me vitin e kaluar dhe kostot e transportit gjithashtu regjistruan një rritje dyshifrore prej 11,8%. Kostot e shërbimeve u rritën me 10,1% nga viti i kaluar dhe ato për restorantet dhe hotelet u rritën me 11,5%. Në baza mujore, çmimet e konsumit nuk tregonin ndryshime që nga qershori, kur ato u rritën me 1,1%. Në baza mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumatorit mbeti i qëndrueshëm në gusht.http://ata.gov.al/2022/09/12/danimarke-inflacioni-ne-nivelin-me-te-larte-qe-nga-viti-1983/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments