Rreth 1500 nxënës të shkollës “Sami Frashëri”, një prej gjimnazeve ikonike të Tiranës, nisën sot vitin e ri shkollor në ambiente me standarde bashkëkohore. E dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019, shkolla u ndërtua nga fillimi dyfish më e madhe, aty ku ishte shkolla e vjetër. Shkolla e re “Sami Frashëri” është projektuar për të përmbushur kërkesën për një kapacitet prej 1500 nxënësish, përmes 50 klasave, secila me 30 nxënës. Godina e re është organizuar në 4 kate duke krijuar disa ambiente ku përveç klasave mësimore do të vendosen edhe laboratorë, palestra, biblioteka, terrene sportive, etj., të gjitha transparente dhe të ndriçuara nga drita natyrale, që mundëson kontaktin e nxënësve me gjelbërimin dhe natyrën. Përveç projektit arkitektonik, shumë rëndësi i është dhënë dhe projektit të hapësirës së jashtme, e konceptuar si dhoma të hapura në brendësi të shkollës dhe të lidhura me një seri itineraresh që ftojnë për aktivitetet rekreative.http://ata.gov.al/2022/09/12/rreth-1500-nxenes-te-sami-frasherit-mesim-ne-ambiente-me-standarde-bashkekohore/