Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEAbetarja Shqipëri-Kosovë 

Abetarja Shqipëri-Kosovë 

“Gjuha jonë është një nga gjuhët më të vjetra, por është një gjuhë e shkruar relativisht vonë dhe sot është e domosdoshme që ne të gjejmë rrugët për tua treguar më mirë atyre që vijnë pas nesh dhe për ta rrënjosur me sa më shumë durim tek fëmijët tanë dhe tek femijët e fëmijëve tanë, sesa e vështirë ka qenë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe për të mos u zhdukur gjuha shqipe, e cila sot vazhdon të gjallojë në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqitarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme,vetëmohime të jashtëzakonshme, nënpresione të jashtëzakonshme për tjetërsimin, për shpërfytyrimin e deri edhe për zhdukjen e saj”. Kështu u shpreh Kryeministr Edi Rama në prezantimin e Abetares së përbashkët Shqipëri -Kosovë, ku ndër të tjara tha se, “abetaren e Naum Veqilharxhit, abetarja e parë shqipe e vitit 1844, për të cilën akademiku, profesori Rexhep Qosja thotë se ishte vepra që paralajmëroi lindjen e një periudhe të re në historinë shqipes, rilindjes sonë, një libër i vogël i shkruar me një alfabet origjinal u bë një “bibël” apo një “kuran”, një libër i shenjtë laik i shqiptarëve, që luajti një rol shumë të madh për mësimin dhe për përhapjen e gjuhës sonë”. “Siç e shkruan edhe vetë atuori në parathënien e tij: “Mos i vështroni të voglëlmit të tij,koha do t’i rrëfejë të madh dhe të rëndëve të tij’’, në sensin e peshës,në sensin e rëndësisë që kjo abetare kishte si një gur themeltar, jo thjesht i gjuhës por i krejt ngrehinës së të menduarit të shqiptarëve, dhe abetaret shqipe në kushtet e atëhereshme në vijim u shtypën jashtën vendit,u shtypën në Bukuresht, u shtypën në Kostandinopojë, në Sofje, u shtypën në Paris, në qytete të tjera ndërsa ia vlen të kujtohet se e para herë kur një abetare u shtyp këtu në vendin tonë, ishte nëShkodër dhe sot është me vlerë po ashtu që kjo abetare e unifikuar vjen në 100 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur pikërisht në vigjilje te festës sonë kombëtare të nëntorit te shkuar në Elbasan, kur u mblodhëm sëbashku me qeverinë e Kosovës, dhe programi i bashkëpunimit midis dy ministrive u nënshkrua pastaj relativisht shpejt, krahasuar me ecurinë ne tërësi të proceseve që ne ndërmarrim, në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë, ku dhe pastaj u ngrit komisioni i përbashkët që ndoqi të gjithë procesin”, theksoi Rama. Kryeministri vuri në dukje se, thuhet nga ata që e kanë bërë, nga ata që e kanë aprovuar pastaj edhe nga ministret, unë e kam dëgjuar nga ministrja jonë këtë se kjo është një abetare ndryshe nga më e mëparshmja dhe nga të mëparshmet në planin e metodave të integrimit, të leximit e të shkrimit dhe në aspektin e intensitetit të procesit të mësuarit, qoftë të shkrimit qoftë dhe të leximit. E për më tepër, vijoi Rama, abetarja vjen edhe në versionin digjital që lehtëson shumë punën e mësuesve dhe punën e prindërve dhe natyrisht ndihmon patjetër dhe nxënësit. Rama tha se, “është një gjë e bukur, është një gjë prekëse, është një gjë inkurajuese, domethënëse, por njëkohësisht është një gjë shtytëse për të gjitha gjerat e tjera, fakti që në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës kjo Abetare do të hyjë si një material amalgamues i të gjithë procesit të mësimit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët të të parit të germave, të të shqiptuarit te germave dhe të të shprehurit me shkrim apo me gojë përmes këtyre germave, duke iu dhënë mundësinë fëmijëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit dhe së shpejti shpresoj dhe besoj dhe fëmijëve shqiptarë në në anën tjetër të kufirit në Maqedoninë e Veriut, pastaj dhe të tjerëve dhe më gjerë që te bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë të mësuari, të shkuari, të lexuari, dhe të menduarit të materies bazë të gjuhës shqipe që janë germat”. “Shumëkush mund të thotë se pse u deshën kaq vite sepse idenë e Abetares unike e kemi hedhur prej kohësh, por materializimi ndodhi vetëm tani. Natyrisht që, mund të gjenden me siguri plot arsye për këtë, por unë e sjell këtu në vëmendje për te thënë që, jo vetëm kjo, por të tëra gjërat janë shumë vështirë te bëhen sesa të thuhen. Dhe këtë gjë shpeshherë ata qe ngrenë zërin me shpejtësi, madje me shumë më tepër shpejtësi sesa formulojnë edhe vetë mendimet e harrojnë”, tha ai. Duke u ndalur në bashkëpunimin mes dy qeverive , Rama tha se, “ne kemi ndërmarrë shumë nisma sëbashku me qeveritë e Kosovës dhe ato të gjitha kanë pasur jetën e tyre, kanë pasur procesin e tyre dhe një pjesë e rëndësishme e tyre janë materializuar, një pjesë tjetër janë në rrugën e materializimit, një pjesë tjetër janë edhe të mbetura si të thuash në një faze fillestare, por kanë kërkuar kohën e tyre dhe të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre. Kjo është e rëndësishme të thuhet për faktin se kjo Abetare që vjen dhe në 50 – vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit vjen si të thuash edhe si një lloj oguri i mirë që e celebron pikërisht ate produkt aq të rëndësishëm kombëtar të Kongresit të drejtshkrimit”. “Nuk është një Abetare që mund të konsiderohet e vonuar, por është një Abetare që vjen në kohë sipas meje. Dhe patjetër është siç thashë pak më parë edhe një shëmbëlltyrë inkurajuese, por edhe tejet nxitëse për të vazhduar me unifikimin. Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën në aspektin e shumë kodeve të qarkullimit, të doganës, të punës, të procedurave administrative, të shumë, dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën , edhe në themel të këtij procesi qëndron domosdoshmëria për ta forcuar gjithë atë materie bazë që në fund të fundit na jep ne atë që është arsyeja pse ne jemi të njëjtë, arsyeja pse ne jemi e njëjta gjë. Gjuhen”, deklaroi Rama. Kryeministri theksoi se është me shumë rëndësi që ne të bëjmë ende më shumë për mbrojtjen e gjuhës; ne të bëjmë edhe më shumë për promovimin dhe nxitjen e të shkruarit dhe të folurit të gjuhës në mënyrë të lartë, ne te bëjmë shumë më shumë për të përballuar me dinjitet gjithë vulgaritetin dhe llumin që sjell e përditshmja për shkak edhe të edhe të deformimit, edhe të abuzimit, edhe të një alternimi realisht të rrezikshëm të gjuhës. “Besoj se në këtë pik na duhen jo vetëm vullneti, jo vetëm dëshira, jo vetëm puna por na duhen dhe idetë e duhura dhe do bëjmë çmos sëbashku me qeverinë e Kosovës, por edhe me të gjitha aktorët e tjerë, edhe me miqtë dhe kolegët tanë të Maqedonisë së Veriut pa diskutim që t’i rrokim si duhet këto ide, duke u përpjekur që të krijojmë një hapësirë në të cilën ato të mund të lindin, të mund të bëhen të kuptueshme për politik bërjen dhe pastaj të mund të bëhen të realizueshme në procesin e vendimmarrjes”, tha ai.http://ata.gov.al/2022/09/11/abetarja-e-perbashket-shqiperi-kosove-edhe-ne-versionin-digjital/

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments