Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENuk do t’i lëmë miqtë evropianë në të ftohtë

Nuk do t’i lëmë miqtë evropianë në të ftohtë

Ne nuk do t’i lëmë miqtë tanë evropianë në të ftohtë, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në selinë e NATO-s në Bruksel. “Kjo është koha për të zgjedhur: të lini pas varësinë nga energjia ruse, të cilën Moska nuk do të ndalojë kurrë ta përdorë si shantazh, dhe të vazhdoni me tranzicionin energjetik,” shtoi Blinken. “Në këtë moment ne nuk e shohim gatishmërinë e Rusisë për të rifilluar diplomacinë. Uniteti ynë është thelbësor për arritjen e qëllimeve: rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe sigurimin që Ukraina të jetë në një pozicion më të fortë kur të fillojnë negociatat, duke pasur parasysh se lufta do të përfundojë kur të ketë një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës”, vazhdoi ai. ‘’Konflikti mund të zgjasë shumë, Rusia ka shumë burime”, shtoi ai. “Shenjat e para të kundërofensive të Ukrainës janë pozitive, forcat e armatosura të Kievit po bëjnë përparim të prekshëm, në Kherson si dhe në Kharkiv. ‘’Ukraina i ka rezistuar goditjes dhe tani po përgjigjet, sigurisht falë ndihmës sonë sepse lufton për lirinë”, ka komentuar Blinken. ‘’Putini ka treguar se është i gatshëm të përdorë shumë njerëz dhe burime, pavarësisht se kjo sjell një kosto të madhe për të ardhmen e Rusisë’’, shtoi ai.http://ata.gov.al/2022/09/10/uashington-blinken-nuk-do-ti-leme-miqte-evropiane-ne-te-ftohte/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments