Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVullnetarët e Korpusit të Paqes

Vullnetarët e Korpusit të Paqes

Korpusi i Paqes në Shqipëri do të mirëpresë kthimin e vullnetarëve amerikanë në fillim të tetorit. Kthimi i vullnetarëve u njoftua bashkërisht sot nga Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Megan Wilson dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një aktivitet të organizuar me këtë rast. Vullnetarët nuk kanë shërbyer në Shqipëri që nga evakuimi i tyre në mars 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Pandemia globale shënoi herën e parë në historinë 60-vjeçare të agjencisë që vullnetarët u evakuuan nga të gjitha postet në mbarë botën. Që atëherë, stafi i Korpusit të Paqes në Shqipëri ka pilotuar një program shërbimi virtual, ka kryer trajnime për mësuesit, partnerët e komunitetit dhe të rinjtë dhe ka ndërtuar më tej marrëdhënie me partnerët shqiptarë gjatë përgatitjes për kthimin e vullnetarëve. Pas kthimit të tyre këtë vjeshtë, vullnetarët do të angazhohen përsëri me mësimin e gjuhës angleze, shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve, si dhe zhvillimin organizativ.http://ata.gov.al/2022/09/08/vullnetaret-e-korpusit-te-paqes-do-te-kthehen-ne-shqiperi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ