Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKongresi hebre amerikan

Kongresi hebre amerikan

Kongresi hebre amerikan qëndron në krah të Republikës së Shqipërisë në kuadër të sulmit kibernetik të sponsorizuar nga shteti i Iranit kundër infrastrukturës kritike në vendin evropian. Ne lavdërojmë qeverinë e Shqipërisë, një aleate e SHBA-së dhe vend anëtar i NATO-s, për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike dhe bëjmë thirrje që regjimi brutal i Teheranit të vihet përballë përgjegjësisë nga komuniteti ndërkombëtar. Hetimi i Shqipërisë për sulmin kibernetik të muajit korrik u krye në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë amerikane dhe institucionet partnere, duke arritur në përfundimin se qeveria e Iranit qëndronte pas përpjekjes për të aksesuar dhe shkatërruar të dhëna të rëndësishme dhe për të prishur shërbimet qeveritare. Sipas njoftimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në sulmin agresiv kibernetik u përfshinë disa aspekte të paligjshme, duke përfshirë një grup famëkeq kibernetik-terrorist që më parë ishte pjesë e sulmeve kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme dhe Evropës. Aktiviteti i fundit ekspozon edhe një herë pamaturinë dhe synimet keqdashëse të regjimit iranian. Ndërsa komuniteti ndërkombëtar prej kohësh, ka patur besimin se mund ta nxiste Teheranin të vepronte si një vend i përgjegjshëm, Irani ka vazhduar të veprojë si një shtet mashtrues që kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e tij të afërt dhe më gjerë. Është e qartë më shumë se kurrë se duhen bërë përpjekje të bashkërenduara ndërkombëtare për të mbizotëruar në nxitjen e frikës, provokimet destabilizuese dhe mbështetjen e terrorizmit të Iranit, duke përfshirë hapësirën kibernetike.http://ata.gov.al/2022/09/07/nju-jork-kongresi-hebre-amerikan-qendron-ne-krah-te-shqiperise-pas-sulmit-kibernetik-te-paprecedente-te-iranit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ