Qeveria Federale e Gjermanisë dënoi sot sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Në një deklaratë të Qeverisë Federale Gjermane lidhur me sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë thuhet se, “Qeveria Federale dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë”. “Shkalla dhe intensiteti i këtyre sulmeve kundër institucioneve shtetërore të një vendi aleat të NATO-s i bëjnë ato një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në hapësirën kibernetike”, theksohet në deklaratë. “Shqipëria ka solidaritetin tonë të plotë në këtë krizë serioze kombëtare kibernetike”, nënvizohet në deklaratë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se, “Gjermania është e gatshme të ofrojë mbështetje praktike në menaxhimin e pasojave”.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616317