Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPushtimi ishte i nevojshëm

Pushtimi ishte i nevojshëm

Pushtimi rus i Ukrainës këtë vit ishte i nevojshëm, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin. “Mund të them se përfitimi kryesor ka qenë forcimi i sovranitetit tonë dhe ky është një rezultat i qartë i asaj që po ndodh tani”, theksoi Putin në një forum ekonomik në Vladivostok, duke argumentuar se sulmi ndaj Ukrainës ishte i nevojshëm për të mbrojtur Rusinë. “Nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë”, shtoi ai. ”Rusia po i reziston mirë agresioneve ekonomike, financiare dhe teknologjike të Perëndimit”, siguroi presidenti rus Vladimir Putin pjesëmarrësit në një forum ekonomik. Vendet perëndimore po vuajnë më shumë nga sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë të zbatuara për të protestuar kundër pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës sesa Rusia, këmbënguli Putin.http://ata.gov.al/2022/09/07/moske-putin-pushtimi-rus-i-ukraines-kete-vit-ishte-i-nevojshem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments