Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga akciza në doganë, gjatë periudhës janar-gusht arritën 34.7 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 1.3 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet e dha rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 tonë. “Nga rritja e akcizës së cigares dhe sasisë së konsumit u mblodhën në buxhet rreth 1.5 miliardë lekë më shumë, rritja e konsumit të birrës solli rreth 151 milionë lekë më shumë në buxhet, ndërsa nga zhdoganimi i gazit të lëngshëm u arkëtuan 106 milionë lekë më shumë. Po ashtu, nga rritja e konsumit të pijeve alkoolike u mblodhën në buxhet rreth 23 milionë më tepër”, bëri të ditur DPD.http://ata.gov.al/2022/09/07/te-ardhurat-nga-akciza-ne-dogane-rritje-me-1-3-miliarde-leke/