Autoriteti Portual i Durrësit bëri të ditur se në kalatat portuale po përpunohen sot 5 anije, ndërsa 1 është në radë dhe 1 në pritje me 16 084 tonë mallra gjithsej. Sipas APD, java nisi me përpunimin e 5 anijeve me 11 684 tonë mallra si zink, xhama, çimento, etj. Ndërsa në radë është një anije me 2500 tonë skrap dhe një në pritje me 1900 tonë nitrat. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. http://ata.gov.al/2022/09/05/durres-java-nis-me-perpunimin-e-mbi-16-mije-tone-mallrave/