Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të dr. Spiro Damo shef i Reanimacionit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe gjithë stafit të terapisë intensive, 3 foshnje prematurë e kanë fituar aktualisht betejën për jetën. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot momente të bukura me emocione të papërshkruara për nënat e reja që mbajnë në krahë fëmijët e tyre të cilët e fituan betejën për jetën pas shumë ditësh të vështira, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të dr. Spiro Damo dhe të gjithë stafit të terapisë intensive në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Dr. Damo shprehet se “momentalisht kemi prematurë të thellë nën 28 javësh, ku me peshë 900 gram janë dy bebe dhe me peshë 1 mijë gram është një tjetër”. “Të trija rastet të cilat ne i kemi përballuar dhe i kemi shpëtuar jetën dhe përbëjnë për mua një histori suksesi. Do të falënderoja me këtë rast dy nënat, prindërit, që kanë qenë mbështetje për ne për të bërë punën në nivelet më të larta”, tha ai. Njëra prej nënave të reja u shpreh shumë e lumtur për rezultatin e bebit, falë punës së përkushtuar të mjekëve. Po ashtu edhe një nënë tjetër vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen shumë të madhe të stafit të spitalit.http://ata.gov.al/2022/09/04/foshnjet-fitojne-betejen-me-jeten-fale-perkushtimit-te-mjekeve-ne-mbreteresha-geraldine/