Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI2.1 % konsumi i energjisë

2.1 % konsumi i energjisë

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2022, u ul me 1.9 %, duke arritur vlerën 1.533 GWh nga 1.563 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2021. Referuar të dhënave të publikuara në raportin e INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, ndikimin më të madh në uljen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku kemi një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 2.1 %, përkundrejt rënies me 1.7 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë. Të dhënat tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 38.1 % duke arritur vlerën 1.647 GWh, nga 2.660 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2021 Në kushtet e një krize energjie botërore, autoritetet në vend kanë apeluar qytetarët për kursimin e energjisë elektrike.http://ata.gov.al/2022/09/03/bie-me-2-1-konsumi-i-energjise-nga-familjaret/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments