Administrata Doganore arkëtoi në buxhet, gjatë muajit gusht të këtij viti, 21.3 miliardë lekë të ardhura. Sipas të dhënave të publikuara nga DPD, të ardhurat e arkëtuara gjatë këtij muaji, rezultuan me një rritje prej 4 miliardë lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Për 8-muajt e këtij viti, nga janari deri në gusht, u arkëtuan 144 miliardë lekë, nga 143.3 miliardë lekë të planifikuara. Në krahasim me 8-mujorin e 2021-shit, janë realizuar rreth 24.8 miliardë lekë më shumë. DPD bën të ditur se një rekord është realizuar për periudhën 8-mujore edhe me zhdoganimin e cigareve. Statistikat tregojnë se u zhdoganuan 2015 ton cigare për konsum, sasia më e lartë që prej vitit 2015. Po ashtu, sipas DPD-së u zhdoganuan 384 mijë tonë karburant.http://ata.gov.al/2022/09/04/doganat-arketuan-144-miliarde-leke-ne-buxhet/