Ukraina do të mbështesë Gjermaninë në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund varësisë së saj nga importet e energjisë ruse duke e furnizuar atë me tepricën e saj të energjisë elektrike. “Aktualisht, Ukraina eksporton energji në Moldavi, Rumani, Sllovaki dhe Poloni. Por, ne jemi të gatshëm të zgjerojmë eksportet tona në Gjermani”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal. “Ne kemi sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike në Ukrainë falë centraleve tona bërthamore”, tha Shmyhal. Shmyhal do të vizitojë sot Berlinin dhe do të takohet të dielën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Paralelisht me pushtimin rus në fund të shkurtit, Ukraina, së bashku me Moldavinë, u shkëput nga rrjeti elektrik duke e integruar atë me Rusinë. Në mes të marsit, rrjeti elektrik i vendit u sinkronizua me rrjetin europian. Që atëherë, Ukraina ka eksportuar 400-700 megavat energji elektrike në ditë në vendet e BE-së dhe Moldavi.http://ata.gov.al/2022/09/03/berlin-ukraina-eksporton-energji-elektrike-ne-gjermani/