Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFrenoni konsumin e gazit

Frenoni konsumin e gazit

Rregullatori gjerman i gazit natyror tha se vendi tani është më i përgatitur për një ndërprerje të furnizimit nga Rusia, por u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të frenojnë konsumin pasi Gazprom njoftoi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbetet i mbyllur. “Me vendimin e Rusisë për të mos lejuar aktualisht rrjedhjen e gazit përmes Nord Stream 1, terminalet LNG, nivelet e depozitimit të lidhur dhe kursimet e konsiderueshme bëhen edhe më të rëndësishme”, shkroi në Tëitter, Presidenti i Bundesnetag Klaus Muller. “Është mirë që Gjermania tani është më e përgatitur, por tani varet nga secili prej nesh”, nënvizoi ai. Gazprom njoftoi se nuk do të rifillojë furnizimet me gaz në Europë, derisa të riparohet një rrjedhje e vajit të motorit e gjetur në një turbinë, por pa dhënë një afat kohorë. “Kjo është pjesë e luftës psikologjike të Rusisë kundër nesh”, shkroi në Twitter Michael Roth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit gjerman. Depozitat e depozitimit të gazit natyror në Gjermani janë plot 85%. Berlini vlerëson se objektivi për të qenë plot 95% deri më 1 nëntor do të jetë i vështirë për t’u arritur nëse kompanitë dhe familjet nuk ulin konsumin e karburantit. BE në tërësi e ka tejkaluar tashmë objektivin e mbushjes së rezervuarëve me 80% deri më 1 tetor.https://lajme.rtsh.al/artikull/mbyllja-e-nord-stream-1-gjermania-thirrje-qytetareve-dhe-kompanive-frenoni-konsumin-e-gazit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments