Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIrani i dërgon BE-së propozimin e ri për marrëveshjen bërthamore

Irani i dërgon BE-së propozimin e ri për marrëveshjen bërthamore

Irani i ka dërguar një propozim të ri Bashkimit Evropian ndërsa përpjekjet vazhdojnë për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve ndër vite. “Ne e kemi shqyrtuar me kujdes përgjigjen e SHBA-së ndaj propozimit të kompromisit të BE-së dhe i kemi përcjellë BE-së qëndrimin tonë lidhur me këtë çështje”, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani. Ai e quajti propozimin “konstruktiv” dhe tha se qëllimi i tij ishte arritja e një marrëveshjeje përfundimtare. Marrëveshja bërthamore e Iranit vendosi kontrolle ndaj programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Marrëveshja fillestare u arrit në vitin 2015, por u zbatimi i saj dështoi disa vite më vonë gjatë presidencës amerikane të Donald Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshja. Negociatorët e BE-së kanë njoftuar se është përpunuar një version i ri i marrëveshjes dhe po pritet vetëm një “Po” ose “Jo” nga të dyja palët.https://ata.gov.al/2022/09/02/teheran-irani-i-dergon-be-se-propozimin-e-ri-per-marreveshjen-berthamore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments