Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPresidentja e KE do të prezantojë më 14 shtator planin

Presidentja e KE do të prezantojë më 14 shtator planin

Më 14 shtator, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen pritet të prezantojë planin për vendosjen e një tavani evropian për çmimet e energjisë. Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike e bëjnë të domosdoshme nevojën për marrjen e masave nga ana e BE dhe ndryshimet në tregun e energjisë në Evropë. “Zërat” që bëjnë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për energjinë janë shtuar në mënyrë dramatike kohët e fundit, duke detyruar presidencën çeke të BE për të shpallur një takim urgjent të ministrave të energjisë më 9 shtator. Nisja e një “përgjigjeje” evropiane u gjykua gjithashtu e nevojshme për shkak të veprimeve të Moskës, me reduktimet e vazhdueshme në dërgesat e gazit natyror. “Çmimet e energjisë po thyejnë rekorde pas rekordesh. Pasojat për familjet dhe bizneset nuk janë të qëndrueshme. Ne duhet të përballemi me këtë situatë së bashku dhe menjëherë”, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Njoftimet e Brukselit për masat e reja emergjente të kombinuara me faktin se Evropa po i afrohet objektivit të ruajtjes së gazit dimëror në 80%, një nivel që pritet të arrihet më 1 nëntor, qetësuan pak tregjet dhe çuan në një rënie të vogël të çmimeve. Megjithatë, ato mbeten në nivele të larta.https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-energjetike-presidentja-e-ke-do-te-prezantoje-me-14-shtator-planin-per-vendosjen-e-nje-cmimi-tavan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments