Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, ka thënë Kremlini. Gorbaçovi vdiq të martën në moshën 91 vjeçare , ndërsa nuk do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni zyrtare funerali, lideri i parë që nga Nikita Hrushovi që nuk i jepet ky nder. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se për shkak të axhendës së ngarkuar, Putin nuk do të merrte pjesë në një ceremoni publike të lamtumirës në Shtëpinë e Sindikatave të Moskës, ose në funeralin në varrezat Novodevichy të shtunën. “Fatkeqësisht, orari i punës së presidentit nuk do ta lejojë atë,” tha Peskov. Putin i bëri nderimet e tij liderit sovjetik të enjten në mëngjes, duke lënë lule pranë arkivolit të Gorbaçovit në sallën e zisë së spitalit klinik qendror të Moskës.https://lajme.rtsh.al/artikull/putin-nuk-do-te-marre-pjese-ne-funeralin-e-gorbacovit-kremlini-e-ka-axhenden-e-zene