Çmimi i benzinës në Gjermani u rrit sërish sot, pas përfundimit të masave lehtësuese që përfshinin nje zbritje të përkohshme të taksës së energjisë. Mes rritjes së kostos së jetesës ende në rritje dhe inflacionit në nivele rekord, lehtësimi i taksave për kompanitë e energjisë kishte si qëllim uljen e kostove në pikat e karburanteve dhe për rrjedhojë të lehtësonte një pjesë të barrës financiare për qytetarët. Fillimisht, çmimet e benzinës dhe të naftës shënuan nje rënie , por megjithatë ato u rritën gjatë periudhës tre mujore që përfundoi brenda natës. Benzina normale E10 (me deri në 10% etanol të rinovueshëm) ishte mbi 2 € (rreth 2 dollarë) për litër në shumë pika karburanti sot në mëngjes. Nafta, e cila tashmë kishte qenë mbi 2 €, ishte rritur në 2.10 €, dhe në disa vende deri në 2.30 € për litër. Një tjetër masë lehtësuese e kostos, një biletë e njohur mujore prej 9 € për transportin publik në të gjithë Gjermaninë, i mbaroi afati gjithashtu dje në mbremje.https://ata.gov.al/2022/09/01/gjermani-cmimet-e-benzines-rriten-serish-pas-perfundimit-te-masave-lehtesuese/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on