Kursimi i energjisë elektrike vijon të jetë në qendër të këshillave që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, po u jep kohët e fundit qytetarëve. Nëpërmjet një postimi në FB, KESH këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, si dhe të kursejnë energjinë elektrike. “Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.”,- thuhet në postimin e KESH. “Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.“,- informon KESHhttps://lajme.rtsh.al/artikull/kesh-keshillon-qytetaret-se-si-te-kursejne-energjine-elektrike-fikni-2-llamba-per-4-ore-cdo-dite