Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 926 testime, 191 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona ndërruan jetë si pasojë e COVID. Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,325. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës. Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,719 persona.https://ata.gov.al/2022/08/31/kosove-2-humbje-jete-dhe-191-raste-te-reja-me-covid-19/
Kosovë, 2 humbje jete dhe 191 raste të reja me COVID-19
RELATED ARTICLES