Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBerlini dhe Parisi refuzojne propozimin e BE-së për ndalimin e vizave për...

Berlini dhe Parisi refuzojne propozimin e BE-së për ndalimin e vizave për rusët

Gjermania dhe Franca kanë refuzuar propozimin e BE-së për vendosjen e një ndalimi të përgjithshëm të propozuar për shtetasit rusë që hyjnë në bllok, përmes një dokumenti të përbashkët. “Duhet të mendojmë për mënyra të zgjuara për të shfrytëzuar fuqinë e rëndësishme të dhënies së vizave”, thuhet në një dokument qëndrimi dërguar vendeve të tjera anëtare të BE-së përpara një takimi të ministrave të Jashtëm që do të zhvillohet në Pragë të martën dhe të mërkurën. Sipas dokumentit, aplikimet për viza nga qytetarët rusë duhet të shqyrtohen nga afër për të shmangur rreziqet e mundshme të sigurisë, dhe gjithashtu nuk duhet të nënvlerësohet fuqia transformuese e përjetimit të jetës në sistemet demokratike nga eksperienca personale. “Politikat tona të vizave duhet të vazhdojnë të lejojnë kontaktet e mes individëve në BE me shtetas rusë që nuk janë të lidhur me qeverinë ruse”, thuhet në dokument. Gjithashtu në dokument kërkohet ruajtja e kuadrit ligjor aktual që lejon studentët, artistët, shkencëtarët dhe profesionistët e tjerë kyç të hyjnë në BE, pavarësisht se mund të përballen personalisht me persekutim politik në Rusi.https://ata.gov.al/2022/08/30/bruksel-berlini-dhe-parisi-refuzojne-propozimin-e-be-se-per-ndalimin-e-vizave-per-ruset/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments