Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për të ndihmuar Pakistanin të trajtojë përmbytjet shkatërruese që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 1100 banorëve deri më tani, njoftuan zyrtarët. Organizata globale tha se po kërkonte 161 milionë dollarë për të ofruar ushqim dhe ndihmën e parë për te prekurit. “Përmbytjet, të shkaktuara nga shirat e dendur të musonit që nga mesi i qershorit, kanë zhvendosur më shumë se 33 milionë banorë”, sipas vlerësimeve. Rezidentja dhe koordinatorja humanitare e OKB-së në Pakistan, Julien Harneis bëri thirrje për ndarje të barrës dhe solidaritet në vazhdën e një katastrofe të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, sipas së cilës pritet të përkeqësohet. Kina fqinje do të ofrojë një ndihmë me vlerë 100 milionë juanë (14.5 milionë dollarë) për Pakistanin. Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Banka Aziatike për Zhvillim kanë njoftuar se do të kontribuojnë në përpjekjet e ndihmës.https://ata.gov.al/2022/08/30/gjeneve-okb-ja-thirrje-per-te-ndihmuar-pakistanin-pas-permbytjeve-shkaterruese/