Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë Hayrettin Demircan, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë. IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat. Ministri ka falënderuar Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e Bankës ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend, thuhet në komunikatën për media. Murati e ka njoftuar Demircan lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë. Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën. “Të dy palët u pajtuan se sektori privat luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, prandaj, IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat”, thuhet në komunikatë.https://ata.gov.al/2022/08/29/banka-boterore-mbeshtetje-kosoves-ne-disa-fusha/