Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAGrevat paralizojnë disa komuna, Ministria e Financave do të ndalojë pagesat

Grevat paralizojnë disa komuna, Ministria e Financave do të ndalojë pagesat

Kushdo që ka vendosur të hyjë në grevë nga të punësuarit e administratës publike në vend, do t’u ndalet pagesa e asaj dite. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, e konfirmoi një gjë të tillë për RTK-në. Ai ka thënë se në lidhje me një vendim të tillë, është njoftuar Këshilli Grevist. Sipas Spahiut, paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë. Ndërkohë, në komunën e Prishtinës, e gjitha administrata ka hyrë në grevë. Në komunën e Prishtinës nuk mund të kryhet asnjë shërbim.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615164

Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, njofton se mësimdhënësit tashmë janë në grevë, ndonëse procesi mësimor është planifikuar të fillojë me 4 shtator.

Tash për tash, qytetarët mund të furnizohen me certifikata të ndryshme vetëm në aparatet që janë pranë komunës.

Sidoqoftë, jo në të gjitha komunat greva po mbahet. Gazetari i RTK-së në Gjilan, Asdren Agushi njofton se administrata komunale atje është duke funksionuar dhe tash për tash nuk ka grevë.

Grevë në administratën komunale nuk ka as në Prizren. Gazetarja e RTK-së, Myrvete Axhami njofton se puna atje po vazhdon normalisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments