Berati me parkim nëntokësor

0
16

Berati do të ketë një parkim nëntokësor, me një sipërfaqe 7600 m2, i cili do të strehojë rreth 200 makina. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet nga punimet në qendër të qytetit. “Vijon puna për përfundimin brenda këtij viti për Parkimin e Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete që do të mundësojë krijimin e hapësirës së madhe këmbësore”, shkruan Rama. Punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor në qytetin e Beratit janë drejt përfundimit dhe pritet që të mbyllen në fund të këtij viti.