Kalifornia i jep fund shitjes së makinave vetëm me benzinë

0
19

Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) miratoi sot një rregullore historike e cila kërkon që 35 për qind e të gjitha automjeteve të reja që do të shiten në shtet të jenë elektrike ose me hidrogjen deri në vitin 2026 dhe 100 për qind deri në 2035. Sipas gazetës “Sacramento Bee”, për vetëm 13 vite, rregullorja do t’i japë fund shitjes së makinave të reja me benzinë ​​ose naftë në Kaliforni. “Kjo është transformuese”, tha Daniel Sperling, anëtari i bordit të burimeve ajrore, duke shtuar se shembulli i Kalifornisë pritet të ndiqet nga shtete të tjera që kanë një axhendë të fuqishme të energjisë së gjelbër. Plani i “CARB” synon rritjen e numrit të makinave të reja, kamionëve dhe automjeteve SUV me energji elektrike ose hidrogjen në 35 për qind deri në vitin 2026, në 51 për qind në vitin 2028 dhe 68 për qind në vitin 2030, deri në finalizimin prej 100 për qind në vitin 2035. “Prodhuesit e automjeteve mund të kenë vështirësi të konsiderueshme për të përmbushur objektivat e vendosura, duke pasur parasysh elementë që nuk janë nën kontrollin e industrisë”, tha Laurie Holmes, menaxhere e lartë për çështjet qeveritare dhe rregullatore për prodhuesin e automjeteve “Kia”.https://ata.gov.al/2022/08/26/kalifornia-i-jep-fund-shitjes-se-makinave-vetem-me-benzine/